Opoja.net

Shqipëria me dy lojtarë të përjashtuar, pëson 0-3

Sport
Shqipëria me dy lojtarë të përjashtuar, pëson 0-3

Shqipëria është mposhtur në përballjen e sotme nga Izraeli me rezultat prej 0-3.

Skuadra e De Biasit përfundoi takimin me dy lojtarë më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkuan Berat Gjimshiti e Etrit Berisha.

Gjimshiti shkaktoi penalti për çka u ndëshkua, dhe në gol atë e shndërroi Zahavi në minutën e 18, raporton Koha.net.

Në pjesën e dytë Berisha ndëshkohet me të kuq në minutën e 55, dhe gjyqtari akordoi përsëri penalti për Izralelin të cilën e humbi Zahavi.

Penaltinë e tij e priti portieri Alban Hoxha.

Në vazhdim të takimit Izraeli e pati të lehtë për të kontrolluar takimin, ndërsha shënoi dy herë përmes Einbinder dhe Atar.

Fjalimi motivues i Majlinda Kelemendit: Krejt cka kam, i arrita vetë 

Kushtrim Guraj

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj

Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net