Opoja.net
Meka Mish

Shqiptarët nisin kremtimin e fitores në Tuz

Ndërkohë që ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare preliminare për zgjedhjet e sotme lokale në Tuz, qytetarët shqiptarë kanë nisur në orët e mbrëmjes të kremtojnë fitoren e tyre.

Sipas të dhënave preliminare nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore në Tuz kanë votuar pro shqiptarëve në zgjedhjet e sotme në këtë komunë.

Në ora 20:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.

Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve dhe procesi në përgjithësi ka kaluar i qetë./KP/Telegrafi

Gjiganti

Mos i humb

Të mirat dhe të këqijat për të punuar në Zvicër

Opoja.net

3.1 milionë të papunë gjetën punë në BE

Opoja.net

Luhatjet e çmimeve të naftës po ndikojnë në rritjen ekonomike botërore

Opoja.net

Sot mbahet Samiti për Ballkanin në Berlin

Opoja.net

70 vjet NATO

Opoja.net

Nuk u pranua në Universitetin e Prishtinës, pranohet në Universitetin e Gjenevës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net