Opoja.net

Shtëpia elitare e patriotit nga Prizreni

Kosova
Shtëpia elitare e patriotit nga Prizreni

Një dyqan i vogël ku shiten pije “me shumicë” është vendi i punës së 60-vjeçarit Fikret Perolli. Ai thotë se është njëri nga pasardhësit e Shuaip Spahiut, prizrenasit më të famshëm të një periudhe.

Dyqani i tij është ngjitur me shtëpinë monumentale, që në Prizren ka një histori të veçantë. E vjetra u dogj në gushtin e ‘99-s, por një shtëpi pothuajse tërësisht e re u bë monument kujtese për shtëpinë e veçantë të qytetit antik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sapo pyetet rreth shtëpisë, Perolli fillimisht nuk flet. Kërruset dhe nga një paketë gati tërësisht e grisur mezi gjen një album.

“Po kërkoj fotografitë e vjetra”, thotë ai, teksa me një “eh” shpreh gëzimin kur i gjen ato.

“Shiko sa e bukur ka qenë. Me dollapë të vjetër krejt punë dore, të punuar me dru”, e përshkruan Perolli shtëpinë në të cilën thotë se u lind e u rrit.

Shuaip Spahiun, patriotin e shquar e kryetar dege të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, thotë se e ka pasur stërgjysh. Fuqinë e tij në kohën kur jetoi e veproi e dëshmon me “vulë”.

“Pa vulën e Shuaip Spahiut askush s’ka mujt me bo gjë. Këtu ka jetu dhe e ka pasë edhe zyrën”, thotë Perolli…/koha ditore/

Në dy ditët e ardhshme temperaturat deri në -5 gradë

Opoja.net

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net