Opoja.net

Shtetet e fuqishme nuk bëjnë biznes me Kosovën

Kosova
Shtetet e fuqishme nuk bëjnë biznes me Kosovën

Mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni e ryshfeti, vazhdon të mbajë larg Kosovës kompani serioze nga vende të ndryshme evropiane.

Edhe 16 vite pas luftës, Kosova ende nuk po shihet treg me leverdi për investitorë seriozë nga shtete me ekonomi të zhvilluar.

Struktura e bizeseve të huaja në Kosovë, vazhdon të dominohet nga vendet e rajonit dhe me një rritje të ndjeshme të pranisë se bizeseve turke, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas statistikave zyrtare në ARBK për vitin 2016 Shqipëria dhe Turqia i prijnë listës më me se shuimti biznese të regjistruara në Kosovë.

Kështu, Shqipëria i ka 109 biznese të regjistruara në ARBK, duke lënë mbrapa Turkinë me 102 biznese të regjistruara. Gjermania është shteti i tretë me më së shumti biznese në Kosovë, janë gjithsejtë 55 biznese gjermane që funksionojnë në Kosovë. Ndërsa nga shtetet fqinje, Maqedonia vepron me 35 biznese, si dhe Serbia i ka të regjistruara 32 kompani biznesore.

Gjendjen jo të mirë me investime e pranon edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. Sipas saj, për dallim nga viti 2014 kur investimet e huaja arrinin vlerën e 150 milion kurse një vit më vonë 340 milionë këtë vit ka pasur rënie drastike.

“Sivjet në periudhën janar – korrik ka një rënie të lartë pasi investimet e huaja deri tash kapin shifrën në vetëm 122 milionë. Kriza politike në vend dhe skenat në kuvend kanë ndikuar që të bie numri i investimeve”, ka thënë Bajrami.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, vlerëson se Kosova nuk qëndron edhe aq keq sa i përket bizneseve të huaja, por thotë se shteti duhet të punojë më shumë me bizneset vendore dhe t’iu krijojë lehtësira që të depertojnë në tregjet e jashtme.

“Duhet insistuar që edhe bizneset kosovare të depërtojnë jashtë vendit. Shteti duhet të përkujdeset për lehtësimin e rrethanave për të zhvilluar bizneset dhe të ofroj iniciativa për bizneset e  reja premtuese, të luftoj korrupsionin, informalitetin dhe klientelizmin”, thotë Rexhepi.

Ngjashëm mendon edhe eksperti tjetër, Musa Limani.

Sipas tij, bizneset e huaja nuk paraqesin ndonjë problem, derisa ato nuk formojnë monopol apo derisa nuk i pengojnë bizneset e vogla

“Kjo nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, sjellë vetëm efekte pozitive, nëse nuk bëhet me ndonjë qëllim tjetër për të formuar monopol apo për të penguar bizneset vendore. Ndërmarrjet nga vendet e tjera kanë efekte pozitive, sepse hapin vende të reja pune, sjellin përvoje në menaxhim, sjellin teknologji të re, krijojnë të mira materiale për tregun vendor, e rrisin bazën e të hyrave buxhetore, si dhe e rrisin konkurrencën”, thekson Limani.

Arrinë në 699 numri i kompanive të huaja

Ndërkohë, sipas një raporti të publikuar në muajin tetor nga ARBK-ja, nga viti 1999 e deri në qershor të vitit 2016,  janë 696 degë të kompanive të huaja të regjistruara në Kosovë.

Nga kompanitë e huaja, Shqipëria është në vendin e parë me 168 biznese, e pasuar nga Gjermania dhe Maqedonia me nga 58 kompani biznesore. Përfshirë në total, janë 49 shtete të huaja të cilat bëjnë biznes në Kosovë.

Ndëkrohë rritje ka shënuar edhe numri i bizneseve kosovare të regjistruara në ARBK për vitin 2016. Këtë vit numri i biznesve është rritur për 723 biznese në krahasim me vitin 2015.

Në dhjetëmujorin e parë të vitit 2016 janë të regjistruara 8 mijë e 918 biznese në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), numër i cili tregon se numri i biznesve në Kosovë është në rritje në krahasim me vitin 2015 ku numri ishte 8 mijë e 195, bëjnë të ditur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shkruan Gazeta Fjala.

Mirëpo, sipas ekspertit për çështje ekonomike, Ibrahim Rexhepit, rritja e numrit të bizneseve nuk është ndonjë habi, duke  marrë parasysh procedurat e thjeshtësuara dhe kostot e ulëta.

“Nuk është ndonjë habi rritja e numrit të bizneseve të reja dhe të regjistruara, duke pasur parasysh procedurat tejet të thjeshtësuara dhe kostot e ulëta. Për këtë arsye, numri i bizneseve është në rritje. Madje, Kosova mund të krenohet me këtë numër, meqënese janë mbi 140 mijë. Mirëpo, krejt problemi fillon kur duhet zhvilluar biznesin”, ka thënë Rexhepi për Gazetën Fjala.

Mungon mbështetja e Qeverisë

Ndërkohë, eksperti tjetër për çështje ekonomike, Musa Limani deklaron se, në Kosovë suksesi i bizneseve varet nga niveli i forcave prodhuese, por  u mungon mbështetja e Qeverisë.

“Suksesi i ndërmarrjeve biznesore kryesisht varet nga niveli i zhvilimit të forcave prodhuese, përkatësisht mbështetjes institucionale të vendit përkatës. Për fat të keq, bizneset në Kosovë nuk e kanë këtë fat, sepse niveli i zhvillimit ekonomik është i ulët nga njëra anë, dhe mungon mbështetja e Qeverisë me instrumentet e politikës së zbatuar ekonomike në anën tjetër, që drejtpërdrejt shprehen në afarizmin jo efikas të bizneseve në Kosovë”, shprehet Limani.

Sipas tij, Qeveria duhet të krijojë ambient afarist dhe të stimulojë bizneset vendore për afarizëm më të sukseshëm.

“Qeveria duhet të krijojë ambient afarist dhe të stimulojë bizneset vendore për afarizëm më të suksesshëm, përmes instrumenteve të politikës fiskale, politikës kreditore dhe të politikës së tregtisë së jashtme. Këtë gjë Qeveria e Kosovës nuk e bëri, as qeveritë e mëparshme, e as aktualja”, thotë ai.

Në anën tjetër, sa i përket bizneseve të cilat janë mbyllur, në periudhën janar-tetor të këtij viti, janë shuar 1.992 biznese, derisa një vit më herët për periudhën janar-tetor, ishin shuar 1.449 biznese, sipas të dhënave të MTI-së. (Gëzim Olluri)/GazetaFjala/

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus, paralajmërohen masa para festave të fundvitit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net