Opoja.net

Shteti ndihmohet nga Bashkësia Islame që ta kursej buxhetin

Kosova
Shteti ndihmohet nga Bashkësia Islame që ta kursej buxhetin

Bashkësia Islame e Kosovës ka kontribuar për kursimin e 10 milionë eurove nga arka e shtetit.

Meritën për këtë rol, kësaj bashkësie ia ka atribuar ministri i Punës dhe Mirqenies Sociale, Arban Abrashi.

Para pak ditësh, ai tha se kursimi i milionave është bërë në saje të pastrimit të listave të pensionistëve.

E në këtë proces ka qenë dhe vazhdon të jetë Bashkësia Islame e Kosovës.

Por, si ndihmon BIK-u në pastrim të listave?

Këtë e shpjegon për AktivPress, Abedin Sadriu nga Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së BIK-ut.

“Bashkësia Islame në bashkpunim me tri institucione tjera të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjegjësisht Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjensionin e Regjistrimit Civil dhe Agjencinë e  Shoqërisë së Informacionit,  me 2 mars të vitit të kaluar kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, respektivisht një marrëveshje për evidentimin dhe lajmërimin e rasteve të vdekjes”, ka treguar Sadriu.

Pas 1 gushtit të vitit 2016, sipas tij, regjistrimi i këtyre rasteve ka filluar të bëhet përmes sistemit online.

Në këtë sistem futën të dhënat e personit të vdekur nga ana e familjarëve ose të afërmëve të të ndjerit.

Pasi të jetë plotësuar aplikacioni me datën e vdekjes, të dhënat përcillen në  Agjesionin e Regjistrimit Civil.

“Fillimisht procesi ka nisur si pilot-projekt dhe si i tillë është përcjellur me vështirësi më tepër të anës teknike, ndërsa në muajt në vazhdim ka filluar pak më seriozisht të bëhet procedimi i këtyre rasteve në nivel të përgjithshëm në të gjitha komunat e Kosovës”, ka thënë Sadriu.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së voni ka bërë të ditur se nga afërsisht 137 -138 mijë përfitues të pensionit bazik sa do të duhej të ishin sipas rritjes natyrore dhe trendeve të viteve të kalura, pas udhezimit administrativ, marrëveshjes me Agjensionin e regjistrit civil dhe me Bashkësinë Islame, është arritur të largohen nga skema ata të cilët kanë përfituar joligjshëm.

Sipas tij, në janar 2017 ishin më pak se 120 mijë pensionist në lista, gjë që ka ndikuar në kursimin e mbi 10 milionë euro.

Loading...

Mos i humb

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net

Qytetarët, shumë të pakënaqur me drejtimin politik të vendit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net