Opoja.net

Si ta dini nëse kompjuteri juaj është i gatshëm për Windows 10

Teknologji
Si ta dini nëse kompjuteri juaj është i gatshëm për Windows 10

Nëse jeni përdorues i Windows 7 apo Windows 8.1 dhe dëshironi ta përditësoni sistemin operativ në Microsoft Windows 10, atëherë duhet ta bëni këtë me shpejtësi, pasi oferta e tyre është duke përfunduar, dhe mund t’ju kushtojë më vonë.

Por para se ta instaloni Windows 10, duhet të siguroheni që kompjuteri juaj është i gatshëm dhe mund ta përballojë atë, transmeton Koha.net.

Së pari shikoni fuqitë e kompjuterit – Para së gjithash, ju duhet të shikoni mundësit e kompjuterit, dhe atë mund ta bëni duke klikuar në Start – All Programs – Accessories – Command Prompt – dhe ta kopjoni tekstin e më poshtëm schtasks.exe /Run /TN “MicrosoftWindowsApplication ExperienceMicrosoft Compatibility Appraiser.

Së dyti, sigurohuni që të keni të instaluar softuer anti-virus.

Së treti, lironi hapësirën në memorie – Windows 10 kërkon hapësirë 16 deri 20 GB në hard drive, RAM 1GB e më shumë, e procesorin nga 1 gigahertz e më shumë.

Dhe së fundi, arkivoni dokumentet me rëndësi apo ti kaloni ato në ndonjë particion të hard drive që nuk do ta formatizoni.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net