Opoja.net

Si ta përballosh tmerrin e të lënit “seen”

Kur nis një marrëdhënie të re, ose thjesht je duke flirtuar, ndër gjërat më të bukura që përjeton është edhe shkëmbimi i shpeshtë i mesazheve që janë përherë e më të këndshme sepse flet me një person të ri.

Por fakti që të shkruash mesazhe është aq e lehtë sa mund ta bësh gjithandej e bën edhe vonesën apo moskthimin e një përgjigjeje një mesazh më vete. Shumë mund ta interpretojnë si injorim, por mund të jetë më pak ose më shumë se ka

q. Sipas ‘Cosmopolitan’ duhet të keni parasysh 6 detaje kur ua lënë ‘seen’ ose thjesht bëjnë sikur nuk ua hapin mesazhin.

Më së shumti lënia ‘seen’ interpretohet me faktin që ju mund të mos jeni prioritet i personit përballë në atë moment. Nuk ka rëndësi sa kohë të ka lënë pa një përgjigje. Ky detaj tregon që në atë moment nuk je ti prioriteti. Sido që të jetë duhet të ecësh para dhe mos u var nga një përgjigje.

Rilexoje mesazhin e fundit që të kuptosh nëse ka pasur nevojë për një përgjigje apo jo. Nuk i dihet asnjëherë, mbase mesazhi që i ke nisur as nuk ka pasur nevojë për një përgjigje, mbase ishte fundi i një bisede.

Ji i duruar. Te mendosh dhe rimendosh një çështje të caktuar, zakonisht bëhet sebep për reagime impulsive dhe të gabuara.

Mos i shkruaj më. Mos u bëni si të fiksuara duke i rishkruar për të marrë shpjegime. Pritja ose thjesht harrimi i çdo gjëje është zgjidhje më e mirë.

Bëj qejf. Përkushtoju vetes. Bëj gjërat që të bëjnë të lumtur dhe të japin qetësinë që do.

Pyet veten nëse fakti që ai ta la ‘seen’ është sinjal që komunikmimi nuk duhet të vazhdojë më. Ky është i vetmi moment që ju lejohet ta analizoni dhe pastaj thjesht vazhdoni jetën./revistawho.com

Ushtria amerikane kërkon një armë që ‘vret’ dronët

Merlinda Guraj

Krijohet një robot i cili mund të kujdeset për pacientët e prekur me COVID-19

Merlinda Guraj

Franca e gjobiti me 220 milionë euro Google

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net