Opoja.net

Si ta qetësoni zemërimin e vogëlushit

Shëndeti

Jo rrallë, prindërit ndaj britmës dhe shpërthimit të zemërimit përgjigjen me ton të ngritur, kërcënim, dënim fizik

Në vend të kësaj, por edhe për shkak të shëndetit mendor dhe personal të fëmijës, është e domosdoshme qasja krejtësisht ndryshe, transmeton Telegrafi.

Fëmija juaj sërish është i zemëruar? Dhe ju duket që, sërish pa arsye. I hedh lodrat nëpër dhomë, bërtet me histeri, qëllon me duar dhe këmbë në dysheme, qan.

Reagimi më i keq prindëror në atë rast është, siç shpjegojnë ekspertët, absolutisht injorimi i sjelljes së tillë, sepse të rriturit dinë që fëmija gjithsesi do të qetësohet. Herët apo vonë.

Jo rrallë prindërit ndaj britmës dhe shpërthimit të zemërimit përgjigjen me ton të ngritur kërcënim dhe dënim fizik.

Në vende të kësaj, dhe për shkak të shëndetit personal dhe mendor të fëmijës, është e domosdoshme qasja krejtësisht ndryshe.

Ekspertët këshillojnë që prindërit në atë moment t’i afrohen vogëlushit histerik dhe ta përqafojnë. Apo t’ia vënë duart në supe. E shikon drejt në sy. E pyet butësisht se çfarë e mundon, për çka po qan dhe përse është i zemëruar.

E rëndësishme është që nëna dhe babai fizikisht t’i afrohen. Aq afër sa që ai të ndiej kujdesin, gjë që i është i nevojshëm për të ndërprerë shpërthimin e pakënaqësive.

Ekspertët thonë, që fëmija në 90 për qind të rasteve përgjigjet pozitivisht. Do të qetësohet dhe do të pushojë të bëhet histerik. Ndërkaq prindërit do të ruajnë nervat dhe zërin. /Telegrafi/

Mos i humb

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Opoja.net

Çfarë duhet bërë së pari kur të shfaqet dhimbja në kurriz?

Opoja.net

Arsyet pse po ju bien flokët dhe si ta ndalni këtë

Opoja.net

Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!

Opoja.net

Lëngu i kumbullave si kura më e mirë natyrale kundër kancerit të zorrëve

Opoja.net

Çfarë tregon shpejtësia e ecjes për shëndetin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net