Opoja.net

Si të raportoni një video në YouTube që iu duket e papërshtatshme apo që thyen rregullat

Teknologji

Rregullat në YouTube nuk janë aq të rrepta, megjithatë krijuesit kanë caktuar disa rregulla që duhet ndjekur.

Nëse e shihni ndonjë video në këtë platformë, që është e papërshtatshme, ilegale, përmban gjuhë të urrejtjes, pornografi, shpifje apo thyen rregullat në ndonjë mënyrë tjetër, ju duhet ta raportoni, transmeton Telegrafi.

Ju do të mbeteni anonim, derisa një grup moderatorësh në YouTube do ta shqyrtojnë përmbajtjen e saj.

Kur raporti të pranohet, kushdo që e ka postuar atë video, do të njoftohet se ai material është duke u shqyrtuar. Llogaritë që vazhdimisht postojnë video të tilla, YouTube mund t’i largojë në tërësi.

Mënyra si të raportoni një video në YouTube

1. Kyçuni në llogarinë tuaj në YouTube, para se të shkoni te video në fjalë.

2. Klikoni në tri pika poshtë videos, që ndodhen në anën e djathtë dhe shtypni “Report”.

3. Zgjidhni arsyen kryesore pse po dëshironi të raportoni, nëse është “Spam apo mashtrim”, pastaj caktoni arsyen specifike, nga lista që shfaqet në meny. Nëse ka lidhje fyese në video, klikoni në kutinë që e tregon si të tillë. Klikoni “Next” kura ta keni përfunduar.

4. Shënoni kohen e duhur kur ndodhet përmbajtja e papërshtatshme dhe shtoni çdo koment që keni për ta mbështetur raportin tuaj, që t’ju tregoni moderatorëve për çfarë duhet të shikojnë.

5. Klikoni “Report” për ta konfirmuar raportin, ndërsa lëni moderatorët e YouTube të merren me pjesën tjetër. /Telegrafi/

Mos i humb

Pas PayPal, kriptovalutën Libra e braktis edhe Visa e MasterCard

Opoja.net

YouTube iu mundëson të shlyeni historinë e kërkimeve në mënyrë automatike

Opoja.net

Instagram po e teston opsionin ‘Group Stories’

Opoja.net

Si e ndryshoi Samsung botën e teknologjisë dixhitale?

Opoja.net

Volkswagen zbulon “logon” e re për modelet e tij sportive

Opoja.net

Edhe Facebook e di që Kosova ka zgjedhje

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net