Opoja.net

Si t’i fshini të dhënat e juaja përgjithmonë nga Facebooku

Teknologji

Kompania gjithashtu do të krijojë një komitet të pavarur të pavarësisë, për të siguruar një përgjegjësi më të madhe në nivelin e bordit të drejtorëve, thuhet në një njoftim për shtyp nga ‘Facebook’. Por, kjo nuk e ndryshon qeverisjen e kompanisë, që do të thotë Zuckerberg përsëri do të marr vendimet dhe veprimet e kompanisë përsipër.

Facebook ka premtuar se do t’i fshijë aktet kur është puna për privatësi, raporton “CNN”.

Si të i fshihni informacionet dhe të dhënat në Facebook?

Varësisht se si i keni rregulluar privatësinë, gjithçka që keni postuar deri më tani në Facebook, si dhe në secilin post që jeni etiketuar mund të shihet në faqen e informacionit tuaj në Facebook. Të dhënat e juaja janë të ndara në kategori të ndryshme duke përfshirë kështu fotot videot, pëlqimet dhe të tjera, transmeton lajmi.net.

Për të i fshirë manualisht këto informacione mund të merr një kohë të gjatë, e sidomos nëse keni që një kohë të gjatë profil të facebook.

Te opsioni i “Settings” – “Privacy”, ju keni mundësinë të i shkarkoni të dhënat e juaja dhe më pas shihni një link tjetër “Access Your Information”. Nëse jeni të interesuar që të fshihni gjithçka në profil, klikoni në opsionin e parë: “Posts”. Nga aty ju do mundeni të i shihni të gjitha postimet e juaja, postimet ku ju jeni etiketuar, e të tjerat. Nëse klikoni tek “Post” do shihni që i keni të ndara në bazë ditëve, mujave kur i keni postuar ato.

Nëse doni të fshihni një post të caktuar, klikoni në ikonën e lapsit në anën e djathtë të postimit dhe klikoni në “Delete”. /Lajmi.net/

Mos i humb

“Apple” dhe “Samsung”, telefonat më të rrezikshëm

Opoja.net

Instagrami po shfaqë reklama gjithnjë e më shumë

Opoja.net

Versionet e rejat të sistemit operativ Android, do të dallojnë në bazë të numrave

Opoja.net

Konfirmohet dizajni i kamerës Nokia 7.2

Opoja.net

Instagram tani vjen me një opsion të shumë kërkuar nga përdoruesit

Opoja.net

Spotify ua mundëson prindërve të ndalojnë materialet e padëshirueshme për fëmijët

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net