Opoja.net

Si t’i hiqni lythat?

Shëndeti

Fibroidet janë lythat e vogla në lëkurën tonë. Ato zakonisht paraqiten gjatë të 30’ave dhe më së shumti në qafë, sqetulla, ije, nën gjoks, stomak dhe qepallë.

Fibroidet zakonisht kanë të njëjtën ngjyrë si lëkura jonë, por shpesh mund të kenë edhe ngjyrë tjetër.

Dhe për t’i hequr ato juve ju duhet vetëm një përbërës natyral – uthull molle.

Por, duhet të keni kujdes dhe mos ta përdorni uthullën e mollës për t’i hequr fibromat përreth syve ose në qepalla.

Receta për heqjen e lythave me uthull molle
Së pari lajeni me ujë dhe sapun zonën përreth lythës. Më pas, me një copë pambuk, lageni në ujë të pastër dhe aplikojeni në zonën e prekur për 15 minuta. Më pas zhyteni një copë tjetër pambuku në uthull molle dhe shtrydheni.

Pastaj, vendoseni pambukun direkt në fibromën e lëkurës dhe mbylleni me një flaster. Lëreni për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë procedurë tri herë çdo ditë, për një javë, shkruan Tasty Recipes.

Do të mahniteni nga rezultatet. Së pari do të shihni se fibroma do të marrë ngjyrë të errët dhe më pas do të zhduket.

Gjithashtu duhet ta dini se varësisht nga madhësia dhe thellësia e saj, fibroma mund të lërë shenjë. Kështu, pasi të jetë hequr lytha, mund të aplikoni gel aloe vera për ta hequr shenjën.

Mos i humb

Tri ushqimet që më së miri e pastrojnë trupin nga nikotina

Opoja.net

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Opoja.net

Çfarë duhet bërë së pari kur të shfaqet dhimbja në kurriz?

Opoja.net

Arsyet pse po ju bien flokët dhe si ta ndalni këtë

Opoja.net

Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!

Opoja.net

Lëngu i kumbullave si kura më e mirë natyrale kundër kancerit të zorrëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net