Si t’ua shpjegoni fëmijëve jetën e Muhammedit a.s.?

Opoja.net Opoja.net Artikuj
  1. Një punë të mirë në ditë

Iniciativa “një punë të mirë në ditë” është mënyrë e mirë për të imituar Profetin a.s, përderisa ai i nxiste besimtarët të kryenin punë të mira, edhe nëse ishin të vogla, si për shembull buzëqeshja ndaj vëllait apo motrës së tyre.

  1. Historitë nga jeta e Profetit përpara gjumit

Historitë e treguara përpara gjumit janë ligj në familjet e shëndosha. Në vend se të lexoni përralla apo legjenda, zëvendësojini historitë përpara gjumit me histori nga jeta e Profetit a.s.

  1. Udhëtoni dhe njihni botën

Profeti a.s ka folur gjerësisht mbi diversitetin e jashtëzakonshëm të kësaj bote, dhe sesi duhet ta kërkojmë dijen, qoftë ajo edhe në Kinë. Sigurisht që atje tej gjendet një botë e madhe dhe e larmishme, me plot gjëra për të mësuar.

  1. Jini avokatë të së gjelbrës

Profeti Muhamed a.s e donte tokën, derisa e përshkruante si xhaminë më të madhe nga ku mund të adhurojmë Allahun. Ai inkurajonte mbjelljen e pemëve dhe butësinë ndaj kafshëve. Atij i pëlqente sporti dhe të kalonte kohë në natyrë, duke kundruar dhe medituar mbi bukurinë e krijimit të Allahut në këtë vendqëndrim të përkohshëm.

  1. Shërbeni në jetimore

Lidhja me një jetimore për të ndihmuar në rritjen dhe edukimin e jetimëve është një mënyrë madhështore për të ndjekur Profetin a.s, që ishte vetë jetim. Profeti Muhamed ka shpallur dashurinë dhe miqësinë e tij me një njeri që përkëdhel kokën e një jetimi.

  1. Shkruajini një letër një personi të dashur

Ruajtja e lidhjeve dhe komunikimit me farefisin dhe të njohurit është pjesë e traditës së Profetit a.s. Profeti Muhamed inkurajonte ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve me miqtë dhe familjarët në çdo kohë, me synimin për të ndërtuar një komunitet të shëndetshëm.

  1. Lexoni një sure dhe studioni tefsirin (komentin e Kur’anit)

Mënyra më e mirë dhe më e qartë për të përkujtuar jetën e Profetit a.s është leximi i Kur’anit. Leximi i Kur’ani shoqërohet me shumë mirësi dhe shpërblime, të cilat shtohen akoma më shumë nëse kuptohet mesazhi që gjendet në çdo sure, përmes komentit (interpretimit) të tyre.

  1. Bëni vazhdimisht lutje

Profeti a.s bënte dua për çdo gjë dhe në çdo situatë. Ka një listë të detajuar me lutje që muslimani mund t’i bëjë gjatë çdo dite të jetës së tij.

  1. Njihuni dhe takohuni me miqtë në xhami

Dërgojini fëmijët tuaj në xhami që të njihen me miqtë dhe vëllezërit muslimanë. Në kohën e Profetit, xhamia ishte vendtakim dhe qendër sociale, prandaj është e rëndësishme që vizita e xhamisë të shndërrohet në një normë sociale.

Gjithashtu, mos harroni të dërgoni vazhdimisht lutje dhe përshëndetje (salavate) mbi Profetin a.s, duke iu lutur Allahut që vendbanimi juaj në Xhenet (parajsë) të jetë sa më pranë tij.

(Zaman)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-