Opoja.net

Simeone zgjedh Messin para Ronaldos

Sport

Diego Simeone e ka zgjedhur Lionel Messin si lojtarë më të shkëlqyeshëm se Cristiano Ronaldo.

Një video u shfaq para disa kohësh ku Simeone shihej duke deklaruar preferencën e tij për Ronaldon.

Por, trajneri i Atletico Madridit tani ka konfirmuar besimin e tij se ylli i Barcelonës, Messi, është më i mirë dhe se video kishte një keqkuptim.

“Nëse unë kam për të zgjedhur mes Messit dhe Ronaldos, atëherë ka shumë të ngjarë që do të zgjedh Messin”, u ka thënë fillimisht Simeone gazetarëve.

Diego Simeone (Getty Images)
“Po, unë thashë [Ronaldo] në një video, por biseda ishte mes meje dhe asistentit të Atleticos, German Burgos, dhe ishim duke folur për futbollin, sikurse të gjithë që flasin për të”.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi (Getty Images)
“Kur flisja për Messin dhe Ronaldon nuk ishte nga perspektiva se kush është më i miri në botë”.

“Unë vetëm do të thosha se në qoftë se ju keni mundësinë për të nënshkruar me njërin prej tyre për një klub normal, me lojtarë normalë, Ronaldo ndoshta do të përshtatet më mirë”.

“Por, me Messin, i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj, Messi është më i mirë se Ronaldo”, përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/

Mos i humb

Ndodhë për herë të parë në histori të Topit të Artë, fituesi nuk është në listë

Opoja.net

Rashica përfundon në radarin e Milanit

Opoja.net

Djaloshi nga Prizreni e bën për spital serbin, në mes të Serbisë (Video)

Opoja.net

Sadiku shënon gol të bukur me kokë nga jashtë zonës

Opoja.net

Roma e do me ngulm transferimin e Hysajt

Opoja.net

Cristiano Ronaldo fiton më shumë para nga Instagrami se sa nga kontrata e tij e Juventusin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net