Opoja.net

Sindikata e punëtorëve: U keqpërdorën 8 milionë euro nga Pako emergjente, të martën protesta

Kosova
Sindikata e punëtorëve: U keqpërdorën 8 milionë euro nga Pako emergjente, të martën protesta

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen se në emër të punëtorëve po bëhet zhvatje e pakos emergjente, ku pronarët e kompanive edhe ata që kanë punuar gjatë gjithë kohës së pandemisë kanë aplikuar për pagat e punëtorëve e që këto paga pastaj i kanë kompensuar për gjepat e tyre.

Sipas komunikatës, punëtorët e kanë vërejtur këtë keqpërdorim dhe tani janë duke u përgatitur për protesta dhe me shumë mundësi të martën do ta kemi të parën në Gjilan.

“Janë numër marramendës i kompanive që shumë qartë po bëjnë këtë lloj keqpërdorimesh. Këtë ja kemi shpjeguar edhe shtetit po si duket edhe atyre po u shkon përshtati. Ne kemi presione të jashtëzakonshme për veprime sepse nuk bën të keqpërdorën punëtorët në këtë mënyrë. Ne po përgatitemi për veprime, por edhe jemi në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit për argumentimin e keqpërdorimeve”, thuhet në komunikatën e SPSPK-së.

Sipas tyre, është mjerim atakimi i buxhetit dhe pafytyrësi së ç’po ndodh me ketë pako, pasi në vend se të shkojnë për kompensimin e punëtorëve këto mjete, ato në shumë raste po shkojnë në gjepat e pronarëve dhe se kjo mund të ndodhe në një shtet pa shtet.

“Mendojmë se rreth 8 milionë euro shkuan aty ku nuk duhet shkuar dhe jemi të sigurt se nuk do të ketë mjete për pagesën e muajit të dytë. Kot po bërtasin se po bëjnë punë të mira, në teren realiteti është tjetër. Por ndoshta ka marrëveshje në mes shtetit dhe pronarëve të kompanive që kjo çështje të kalojë në heshtje dhe me rëndësi që pronarët dhe individ shtetëror të pasurohen, e punëtorët të sakrifikohen për të tjerët si çdoherë. Marre!”, përfundon komunikata e SPSPK-së. /KP/Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net

Qytetarët, shumë të pakënaqur me drejtimin politik të vendit

Opoja.net

Banka Boterore: Për shkak të pandemisë deri në 150 mijë njerëz në Kosovë mund të bien në varfëri

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net