Sinjalet pozitive të heqjes së vizave për kosovarët

Kosova

Republika e Kosovës pritet që këtë muaj të marrë përgjigjen përfundimtare nga Komisioni Evropian për rekomandimin rreth heqjes së vizave.

Zyrtarë të BE-së vazhdimisht kanë sugjeruar institucionet përgjegjëse kosovare që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Përfaqësuesit e Komisionit për Integrimeve Evropiane, në Kuvendin e Kosovës, shprehen optimist se vendi ynë ka përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Anëtari i këtij Komisionit, njëherësh deputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti ka konfirmuar për “Indeksonline” se qershori është “treni i fundit” kur pritet të jepet mesazhi rreth përmbushjes së kërkesave nga evropianët.

“… të paktën ky disponim nuk është vetëm për shkak të dëshirës tonë, por është një disponim që ka qenë edhe brenda atyre që na kanë monitoru, pra KE-së. Ne presim prej rezultateve të fundit që janë arrit të marrim rekomandim pozitiv. Ky rekomandim është çelësi për me i hap rrugë një procesi tjetër që nuk është aspak i lehtë, brenda shteteve të BE-së. Këta të fundit duhet të kenë konsensus për çështjen e Kosovës. Por, mendojë se do të shkoj gjithçka mirë”, ka thënë ai.

KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetit

Kushtrim Guraj

Dy motrat e zhdukura nga Ferizaj, mësohet çka deklaroi ëna e tyre në Polici

Kushtrim Guraj

Ja si të aplikoni për të marrë 10-përqindëshin nga Trusti

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net