Opoja.net

SINQERITETI I BËN NJERËZIT QË TË NA I FALIN GABIMET

SINQERITETI I BËN NJERËZIT QË TË NA I FALIN GABIMET

Burri u kthye shumë vonë në shtëpi. Jashtë kishte pirë alkool, ishte dehur dhe në këtë gjendje e bëri copë-copë një enë të shtrenjtë, e pastaj volli dhe ra përtokë. Erdhi gruaja e vet, e ngriti dhe e shtriu në shtrat, e pastaj u kthye ta pastronte vendin.

Kur burri u zgjua në mëngjes, ia morri mendja se gruaja është zemëruar me të për atë që ndodhi natën e kaluar dhe u ngrit duke e lutur Allahun që të mos ketë zënka mes tyre. Mirëpo, burri u habit kur e gjeti një letër nga gruaja e tij ku shkruante: “I dashuri im, ushqimi yt i mëngjesit që ti e preferon është gati mbi tavolinë, kurse unë u detyrova të dal herët e t’i blej disa gjëra nga shitorja. Do të kthehem te ti shumë shpejt. Të dua!”

Burri u habit nga fjalët e saj edhe përkundër asaj që e bëri natën kur ishte i dehur. Iu afrua fëmijës së vet dhe e pyeti:

– Çfarë ndodhi mbrëmë natën?

Fëmija iu përgjigj:

– Nëna kur deshi të të vendosë mbi shtrat, të t’i zbathë këpucët dhe të ta zhveshë këmishën, ishe i dehur si i vdekur, e ti i the asaj: “Oj ti grua, mos më prek, më lërë mua dhe problemin tim, unë kam grua dhe jam i martuar!”

Fjalë për meditim:

Nuk nxisim në bërjen e mëkateve, por ajo që na bie në sy është se sinqeriteti i bën njerëzit që të na i falin gabimet tona dhe ne të përmirësohemi dhe të tjerët të na mëshirojnë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

PARA MUAJIT RAMAZAN

Merlinda Guraj

Rreth 60 mijë punëtorë e humbën vendin e punës gjatë pandemisë

Opoja.net

DIJETARI I UMETIT DHE TAKSISTI

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net