Situata me Covid-19 në Kosovë: Janë 750 shtretër të gatshëm, në plan që të shtohen edhe 100

Kosova
Situata me Covid-19 në Kosovë: Janë 750 shtretër të gatshëm, në plan që të shtohen edhe 100

Valbon Krasniqi ka thënë se kemi 750 shtretër të gatshëm, kemi plan që të shtojmë edhe 100.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka treguar kapacitetet e Kosovës për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Ai tregoi se me rritjen e numrit të pacientëve, rriten edhe kapacitet.

“Kemi shtretër mjaftueshëm, por mos të harrojmë se kemi dhe klinika të tjera të cilat janë për qëllime tjera, pra për pacientë të sëmurë me sëmundje tjera”, tregoi ai.

“Kemi 750 shtretër të gatshëm, dhe kemi planin që të shtojmë edhe 100 tjerë në nivel vendi”

“E dini në fillim kishim vetëm Klinikën Infektive, të dizejnuar për pritjen e pacientëve me Covid për shkak të numrit të vogël. Tani kemi një numër më të madh që erdhën pas lehtësimit të masave dhe ekspozimit të qytetarëve ndaj virusit. Masat nuk u respektuan dhe kishim numër të madh të të infektuarve”, tregoi ai.

Gjysma e qytetarëve do të mund të tërheqin nga Trusti mesatarisht vetëm 31 euro

Opoja.net

Veliu raporton para deputetëve për hyrjen e ushtrisë serbe në Karaçevë

Opoja.net

Vetëm dy anëtarë të Qeverisë shkojnë në Kuvend në seancën për arsimin

Opoja.net

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse kalon ligji

Opoja.net

Inatet politike lënë bizneset pa përkrahje financiare

Opoja.net

Grupi ‘Radari’ në Viber me mbi 15 mijë anëtarë, tregohet edhe vendndodhja e policisë në orë policore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net