Opoja.net

Situata në grupin e Kosovës

Sport
Situata në grupin e Kosovës

Të hënën (25 mars) me fillim në ora 20:45, Kosova do ta nisë aventurën e saj kualifikuese për ‘Euro 2020’ me ndeshjen kundër Bullgarisë që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Është hera e parë që Përfaqësuesja jonë merr pjesë në kualifikimet për një Kampionat Evropian, duke qenë se u pranua në UEFA në maj të vitit 2016.

Në këto kualifikime, Kosova bën pjesë ne Grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Tashmë janë zhvilluar dy ndeshje në këtë grup, ndërsa një prej tyre e ka zhvilluar pikërisht kundërshtari jonë i parë.

Bullgaria ka luajtur baras (1-1) si nikoqir i Malit të Zi, derisa Anglia ka fituar me rezultat të lartë (5-0) kundër Republikës Çeke.

Të hënën, krahas ndeshjes Kosovë-Bullgari, zhvillohet edhe takimi tjetër ndërmjet Malit të Zi dhe Anglisë. /Telegrafi/

Renditja aktuale në Grupin A (Foto: uefa.com)

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj

Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali

Kushtrim Guraj

Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Interit, tri mungesa të mëdha

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net