Opoja.net

Situatë alarmante në Kosovë / Rreth 10 mijë të infektuar e 152 të vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i muajit

Kosova
Situatë alarmante në Kosovë / Rreth 10 mijë të infektuar e 152 të vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i muajit

Ka shkuar në 29 mijë e 805 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Sikurse vendet e tjera të Evropës dhe botës, edhe Kosova është duke u përballur me rritje të rasteve me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që nga 1 nëntori i këtij vitit e deri më sot, janë bërë 26 mijë e 355 testime, ku 9 mijë e 963 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, të dhënat e IKSHPK-së tregojnë se që nga fillimi i këtij muaji, 152 persona kanë humbur betejën me COVID-19, përderisa 2 mijë e 21 persona kanë arritur që të shërohen plotësisht nga ky virus.

Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në tërë vendin janë 29 mijë e 805 persona të infektuar me koronavirus, ku fatmirësisht 17 mijë e 541 kanë arritur që të shërohen plotësisht, shkruan më tutje lajmi.net.

Po ashtu, që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më tani, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 833.

Aktualisht në tërë Kosovën janë 11 mijë e 431 raste aktive me COVID-19. /Lajmi.net/

“Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë”

Kushtrim Guraj

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net