Opoja.net
Meka Mish

S’ka marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e fatit të të pagjeturve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj paralajmëroi gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatave për të pagjetura, se nuk do të ketë asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur fati i të pagjeturve.

Bashkëkryesuesi i delegacionit për dialogun me Serbinë theksoi se në platformën për dialogun me Serbinë, një ndër temat kryesore është ajo për të pagjeturit.

“Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa e pasur të qartë çështjen e zgjidhjes së të pagjeturve, ndonëse ka arsye të forta se shteti serb ka informacione të sakta për vendndodhjen dhe fatin e të pagjeturve”, tha Limaj.

Ndërsa, Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve nga Mitrovica duke prezantuar dokumente nga ish-institucione të regjimit serb, tha se të gjithë të pagjeturit dihet se kush i ka marrë dhe ku është vendndodhja e tyre.

Ndryshe, numri i të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë është gjithsej 1647. /KP/

Mos i humb

Universiteti i Prizrenit bën thirrje që studentët të mos shqetësohen

Opoja.net

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Opoja.net

Mbyllet Universiteti i Prizrenit

Opoja.net

Lituania pro heqjes së vizave për Kosovën, Finlanda e rezervuar

Opoja.net

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 30 minuta pritje në Merdare

Opoja.net

Në Kosovë shënohet Dita e Popullsisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net