Opoja.net

S’ka mjekë, repartet në spitalet rajonale drejt mbylljes

Kosova

Për shkak të mungesës së mjekëve disa reparte në spitalet rajonale në vend rrezikojnë të mbyllen. Një nga repartet në Spitalin e Gjakovës veçse është mbyllur gjatë vitit të kaluar, derisa drejt mbylljes janë edhe reparte të tjera në spitalet rajonale.

Mungesa e punëtorëve shëndetësorë në spitalet rajonale, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e në qendrat e mjekësisë familjare po konsiderohet të jetë shumë e madhe, kësisoj njohësit e fushës së shëndetësisë e vlerësojnë gjendjen si alarmante.

Mungesa e stafit mjekësor ka rezultuar në mbylljen e një reparti, derisa edhe reparte të tjera thuhet të jenë drejt mbylljes.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar Reparti i Syve në Spitalin e Gjakovës ishte mbyllur për shkak të mungesës së mjekëve, derisa që nga ajo kohë askush nuk është shprehur i gatshëm të japë shërbime aty.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se përveç Repartit të Syve në Spitalin e Gjakovës, ka rrezik që edhe reparte të tjera të mbyllen për shkak të mungesës së stafit.

Loading...

Mos i humb

Komuna e Prishtinës sot përuron tunelin dezinfektues në QKMF

Opoja.net

Thaçi: Kushtetuta jonë është dokumenti i mbrojtjes së integritetit të qytetarëve

Opoja.net

Ramadani këshillë kosovarëve: Mos e luani rolin e epidemiologut, lërjani këtë punë atij që i ka 32 vjet shkollë

Opoja.net

Me vargjet e Agim Ramadanit, Haradinaj kujton Epopenë e Koshares

Opoja.net

66 raste me koronavirus në Malishevë, 25 në Prishtinë

Opoja.net

14 raste të reja me koronavirus, shkon numri i të infektuarve në 224

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net