Opoja.net

Skuadra e Interit e dëshpëruar nga Sanchezi

Sport
Skuadra e Interit e dëshpëruar nga Sanchezi

Alexis Sanchez e ka dëshpëruar skuadrën e Interit.
Sulmuesi kilian ishte larg pritshmërive të “Nerazzurri” gjatë këtij sezoni dhe ai pritet të largohet nga Italia për t’u rikthyer në Angli

Alexis Sanchez e ka dëshpëruar Interin.

Sulmuesi kilian konsiderohej si një përforcim i madh gjatë verës së kaluar, kur “Nerazzurri” e kishin huazuar nga Manchester Unitedi.
Mirëpo, ish-futbollisti i Udineses, Barcelonës e Arsenalit ishte larg pritshmërive.

Fillimisht u lëndua e më pas nuk e gjeti asnjëherë ritmin e lojës tek Zikaltrit.
Për këtë, mediumi “Manchester Evening Neës” shkruan se përfaqësuesi kilian do të rikthehet në “Old Trafford” gjatë verës.
Më pas, United do të vendosë nëse do ta shesë përfundimisht apo ta mbajë në ekip, për t’ia dhënë një tjetër mundësi.
Sanchez kishte dëshpëruar edhe në “Teatrin e Ëndrrave”, ku ishte transferuar nga Arsenali.

Loading...

Mos i humb

Crespo shpreson që Lautaro të qëndrojë te Interi

Kushtrim Guraj

Juventus pas Aouar

Kushtrim Guraj

Klopp iu thotë lojtarëve të veshin maska dhe doreza

Kushtrim Guraj

Rivalët madrilenë vihen pas Ajer

Kushtrim Guraj

Juventusi i gatshëm për ta shkëmbyer Bernardeschi-n me Jorginho-n

Kushtrim Guraj

Rikthehet futbolli në Kosovë: Gjysmëfinalja e Kupës Prishtina-Drenica

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net