Opoja.net

Sllovakia i ofron Kosovës një projekt kundër përhapjes së COVID-19

Kosova
Sllovakia i ofron Kosovës një projekt kundër përhapjes së COVID-19

Informacionet e fundit tregojnë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës Sllovake në Prishtinë i ka ofruar administratës së Kosovës një projekt të dobishëm që synon të luftojë kulmin e shpërthimit të COVID-19, përcjell albinfo.ch.

Projekti thuhet se është dhuratë nga populli i Sllovakisë për të gjithë kosovarët dhe qëllimi i tij është të krijojë bazë të vullnetarëve – si mjet për të ndihmuar në menaxhimin e mbështetjes për personelin mjekësor.

Ky projekt lidh studentët e mjekësisë ose personat me përvojë mjekësore, të gatshëm për të punuar si vullnetarë në spitale.

Në Sllovaki, që nga lansimi javën e kaluar, më shumë se 800 vullnetarë mjekësorë, jo vetëm studentë të mjekësisë, dhe më shumë se 50 spitale janë bërë pjesë e platformës.

“Dhjetëra vullnetarë tashmë janë duke ndihmuar në spitalet sllovake. Të gjithë jemi bashkë në këtë!”, thuhet në komunikatën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë.

Loading...

Mos i humb

Mesazhi i fundit si kryeministër: Kjo është qeveri e paligjshme, kjo është qeveria koti

Opoja.net

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net