Opoja.net

Sonte fillojnë lojërat “Rio 2016”

Sport
Sonte fillojnë lojërat “Rio 2016”

Sonte në Brazil fillojnë Lojërat Olimpike, në të cilat Kosova me kampionen e botës, Majlinda Kelmendin synon medalje, shkruan Opoja.net.

Bota sonte do t’i ketë sytë kah Brazili. Në gjigantin brazilian ”Maracan” sonte zyrtarisht do të hapen Lojërat Olimpike, ku tashmë në Rio de Janiero janë mbi 10 mijë sportistë që synojnë të fitojnë medalje.

Brazili hyn në historinë e Lojërave Olimpike si vendi i parë amerikanolatin që organizon ngjarjen më të rëndësishme sportive. Në këtë eveniment të madh sportiv do të ndahen 306 medalje për sportistët që prekin rezultatet më të larta në 16 disiplina sportive që do të zhvillohen në rajonet e Barres, Deodoros, Maracanase dhe Copacabanes.

Mbi 10 mijë sportistë tashme janë vendosur në Parkun Olimpik dhe Paraolimpik në Barra, i cili ka një sipërfaqe prej 1.18 milionë m2 dhe në këtë zonë do të zhvillohen garat të cilat do të nisin sonte. Pjesë e Lojërave Olimpike ”Rio 2016” për herë të parë do të jetë edhe Kosova.

Tetë sportistë të prirë nga kampionia e botës, Majlinda Kelmendi do të përfaqësojnë shtetin më të ri në botë. Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi konsiderohet favorite për të rrëmbyer medalje në ”Rio 2016”, e që do të ishte medalja e parë për Kosovën nga një ngjarje kaq masovike.

Ceremonia e hapjes së Olimpiadës do të zhvillohet sonte në stadiumin “Maracana”, ku do të parakalojnë 207 delegacione, e në mesin e këtyre shumë shteteve do të defilojë edhe flamuri i Kosovës të cilin do ta mbajë Majlinda Kelmendi.

© Opoja.net

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net