Opoja.net

Sony mund ta ketë krijuar një makinë të re, ka mundësi të jetë një SUV

Teknologji
Sony mund ta ketë krijuar një makinë të re, ka mundësi të jetë një SUV

Kjo dallon shumë nga makina që Sony e prezantoi kohë më parë, pasi ka përmasa shumë më të mëdha

Gjiganti elektronik Sony, i ka befasuar të gjithë në Consumer Electronic Show, ku në mesin e shumë pasjijeve e prezantoi edhe një makinë.

Mirëpo, menjëherë tregoi se Vision-S nuk është asgjë tjetër, vetëm një makinë, ku i ka vendosur teknologjitë e reja, që i ka zhvilluar për brendinë e makinave.

Por, duket se Sony nuk e ka treguar tërë të vërtetën, pasi nuk ka ndaluar së punuari në zhvillimin e një makine tjetër.

Duke mos e dhënë asnjë detaj, Sony e ka shpërndarë një video, ku thuhet se e tregon Vision-S në punëtorinë në Graz të Austrisë.

Fillimisht, duket se është makina e njëjtë, por në sekondën e 41-të, kur makina del prej një garazhi shihet se është më e madhe dhe më e gjerë.

Në bazë të kësaj, mund të thuhet se Sony mund ta ketë krijuar një makinë të re, që ka mundësi të jetë një SUV, që sigurisht se do kishte teknologji të lartë.

Bazuar në qetësinë që lëvizë, Sony Vision-S duke se është një makinë që mbushet me rrymë, ndërsa ka linja shumë të këndshme dhe të mira.

Loading...

Mos i humb

“Zoomi” kërkon falje për problemet pas mbingarkesës

Opoja.net

Facebooku lanson aplikacionin Messenger për desktop

Opoja.net

Skype lehtëson thirrjet, funksionon pa e instaluar aplikacionin

Opoja.net

Facebook dhuron maska mbrojtëse kundër koronavirusit

Opoja.net

Zgjerohet App Store – Apple e inkuadron edhe Kosovën

Opoja.net

Coronavirusi: A duhet ta pastrojmë telefonin shpesh?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net