Opoja.net

Sot aksion simbolik për rrëzimin e murit në Mitrovicë

Kosova
Sot aksion simbolik për rrëzimin e murit në Mitrovicë

Iniciativa Qytetare për Veprim (IQV) organizon sot një aksion simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë, lidhur me ndërtimin e murit të ndarjes së Mitrovicës.

IQV-ja e konsideron përgjegjëse kryesore BE-në për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë, andaj, përmes këtij aksioni simbolik kërkon nga BE-ja, si ndërmjetësues dhe garantues i negociatave Kosovë-Serbi, të rrënojë murin ndarës dhe të largojë shtetin e Serbisë nga Kosova, i cili po na e shkatërron republikën nga brenda.

“IQV-ja po ashtu konsideron si bashkëfajtore Qeverinë e Kosovës, e cila përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare për Veprim.

Nuk ka vendim të ri të Qeverisë për masat anti-covid

Opoja.net

Hoti takohet me Zemaj për të vendosur rreth masave të reja

Opoja.net

Punëtorët e KEK-ut konsiderojnë se protestat janë të pashmangshme

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net