Opoja.net

Sot është Dita kundër korrupsionit, shënohet edhe në Kosovë

Kosova
Sot është Dita kundër korrupsionit, shënohet edhe në Kosovë

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit- 9 Dhjetori, shënohet sot edhe në Kosovë.

Fillimisht, anëtarët e komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e Kuvendit të Kosovës, me mbështetjen e UNDP, do të nënshkruajnë themelimin e Degës se Organizatës “Deputetët Global Kundër Korrupsionit”, pastaj, Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e shërbimit për këshilla ligjore pa pagesë për raportuesit dhe viktimat e korrupsionit.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Për këtë ditë, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Colleen Hyland, do të mbajë fjalim të shkurtër në konferencën përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit” ku pjesëmarrësit do të diskutojnë me 30 nxënës nga tetë shkolla të komunave Viti, Prizren, Obiliq, Vushtrri. Kurse, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të mbajë një ligjëratë për studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Qendra për Studime të Avancuara FIT do të organizojë një konferencë që të shënoj rëndësinë e kësaj dite. Ndërsa në këndin Amerikan mbahet diskutim me studentë të Juridikut, Shkencave Politike dhe Gazetarisë, në temën “Çka është korrupsioni?”.

Po për këtë ditë në Qendrën e Informimit të BE-së, do të shfaqet dokumentari i shkurtë për studentë në lidhje me rininë dhe rolin e saj në luftimin e korrupsionit. Pastaj, Agjencia kundër Korrupsionit, Zyra e BE-së në Kosovë, Këshilli i Evropës dhe Instituti Demokratik i Kosovë organizojnë debatin me studentë, në lidhje me rininë dhe rolin e saj në luftimin e korrupsionit.

Lëvizja FOL në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionka paraparë të bëjë lansimin e platformës së edukimit anti-korrupsion. Ndërkohë, në Prishtinë do të mbahet një ekspozitë e fotografive dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për fituesit e garës së mediumit social “hanhankorrupsioni”, e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe UNDP-ja.

Kurse, në ora 20:00, Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie do të mbajë fjalimin hyrës për koncerin e grupit “Troja” me këngë me porosi kudër korrupsionit.

Ndryshe, më 9 dhjetor 2003 në Kombet e Bashkuara u mblodhën më shumë se 100 përfaqësues shtetesh nga e mbarë bota për të nënshkruar Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Përmes këtij akti shtete të ndryshme, demonstruan gatishmërinë e një mobilizimi të përbashkët si asnjëherë më parë përtej kufijve nacional për të vendosur rregulla, parime dhe principe të cilat sot e asaj dite janë në betejë kundër të keqes së quajtur Korrupsion.

Vazhdojnë gërmimet në varrezën masive të Kizhevakut

Opoja.net

Shpresa e bizneseve te Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Opoja.net

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net