Opoja.net

Sot është Dita Ndërkombëtare pa Makina

Kosova
Sot është Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare pa Makina, Ministria e Ambientit organizon defilimin me biçikleta duke filluar nga ndërtesa e Ministrisë së Ambientit nëpër rrugën “Ukshin Hoti” për të vazhduar në rrugën “Garibaldi” përmes rrugës “George Bush” te Katedralja “Nënë Tereza” dhe do të vazhdohet në drejtim te hotel “Grandi”.

Ndryshe, prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net

FSK, institucioni më i besueshëm në vend

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net