Opoja.net

Sot hapet Konventa e Prodhuesve, promovohen produktet ‘Made in Kosova’

Kosova

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot hapë Konventa e parë e Prodhuesve, dhe zgjatë deri më 30 nëntor.

Qëllimi kryesor i organizimit të Konventës së Prodhuesve të Kosovës është fuqizimi i sektorit të prodhimit dhe promovimi i produkteve “Made in Kosova”. Rritja e qasjes së këtyre produkteve në tregjet e huaja si dhe qasja në edukim dhe aftësimi profesional i të rinjve do të jenë temat kryesore të kësaj konvente të cilat do të zhvillohen nëpërmjet sesioneve të ndryshme të kësaj konvente.

Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lansimi i platformës digjitale Made in Kosova. Platforma Made in Kosova është një platformë digjitale për promovimin e kompanive të Kosovës dhe produkteve në mbarë botën, e cila do shërbejë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe i bënë ato pjesë të zinxhirit së vlerës globale.

Gjithashtu, gjatë konventës Klubi i Prodhuesve të Kosovës do prezantojë KOCME- Qendra Kosovare për Përsosmëri të Prodhimit, e cila do jetë një qendër moderne trajnuese që do mbështesë krijimin e vendeve të reja të punës dhe trajnim profesional të rinisë.

Pjesëmarrësit e kësaj konvente përfshijnë prodhuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve, përfaqësuesit e qeverisë dhe institucioneve shtetërore, përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare, donator të ndryshëm dhe përfaqësues të ambasadave.

Ndryshe, Konventa e Prodhuesve hapet sot dhe do të vazhdojë deri më 30 nëntor, në Hotelin Emerald, duke filluar nga ora 09:00. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Opoja.net

Kryetari i OVL e UÇK-së: Specialja po e sulmon direct UÇK-në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Opoja.net

46 raste aktive në Pejë, drejtori i Shëndetësisë atje thotë se IKSHPK po i vonon rezultatet

Opoja.net

Veliu emërohet koordinator në luftimin e terrorizmit: Do ta bëjë më të mirën për vendin

Opoja.net

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

Ahmeti: Ministria e Shëndetësisë ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net