Opoja.net

Sot, Poloni-Portugali, ndeshja e parë e çerekfinaleve

Sport
Sot, Poloni-Portugali, ndeshja e parë e çerekfinaleve

Kampionati Europian i futbollit hyri në fazën çerekfinale që do të nisë me sfidën mes Polonisë dhe Portugalisë.

Skuadra luzitane vjen në këtë ndeshje pas fitores së vështirë me Kroacinë në raundin e mëparshëm dhe trajneri Santos pret që edhe kjo me Poloninë të ketë të njëjtën shkallë vështirësie pasi skuadra Navalkës është shumë e fortë.

“Ndeshja me Poloninë do të jetë një sfidë strategjike”, tha Santos. “U përballëm me Poloninë në ndeshjen e hapjes në Euro 2012. E kujtoj fare mirë atë takim. Skuadra aktuale ka 4 lojtarë që ishin edhe në 2012 mes të cilëve edhe Blazhikovskin e Lewandowskin. Polonia është një skuadër shumë e fortë dhe me kalimin e kohës ajo është përmirësuar. Këtë e pamë edhe në eliminatoret për Euro 2016 dhe fazën e grupeve të këtij turneu”.

Si në çdo ndeshje tjetër edhe te kjo përballje vëmendja do të jetë e përqendruar te Cristiano Ronaldo i cili në ndeshjen me Kroacinë ishte tërësisht në hije. Por Adrien Silva doli në mbrojtje të kapitenit të Portugalisë.

“Të gjithë e dinë se Ronaldo është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë përfaqësuese. Ai është këtu me ne dhe gëzon një formë shumë të mirë. ai ka shënuar gola, por edhe ka luajtur për skuadrën. ai është kapiteni ynë dhe është një futbollist fantastik”, tha Adrien.

U zhvillua ndeshja revyale për nder të 28 Nëntorit ndërmjet Veteranëve të futbollit dhe FSK-së

Opoja.net

Urimi i kapiteni legjendar për 28 Nëntor

Kushtrim Guraj

Vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor, e pësojnë Trepça ’89, Llapi dhe Feronikeli

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net