Sot shënohet dita Botërore e Fëmijëve Viktima

Kosova

Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të pafajshëm viktima të agresionit, e cila ka për qëllim që njihet dhimbja e të gjithë fëmijëve në botë, që janë viktima të abuzimit fizik, mendor apo emocional.

Në këtë ditë përkujtohen gjithashtu dhe fëmijët që gjetën vdekjen si rezultat i luftërave apo akteve terroriste.

Më 19 gusht të vitit 1982 në një sesion të veçantë për çështjen palestineze, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e tronditur nga numri i madh i fëmijëve të pafajshëm palestinezë dhe libanezë, të cilët ranë viktima të sulmeve ajrore të Izraelit në Bejrut gjatë luftës së Libanit, ka vendosur që 4 qershorin ta shpallë Ditë Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Agresionit. Në atë kohë kanë humbur jetën 60 fëmijë.

Më 1 shtator të vitit 2004 e gjithë bota u trondit nga lajmi i zaptimit të ndërtesës së shkollës në Beslan të Osetisë së Veriut. Aty humbën jetën të paktën 330 persona, mes të cilëve ishin 172 fëmijë

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net