Opoja.net

Spektakël dhe gola, Interi fiton derbin ndaj Milanit dhe e zhvendos në tabelë

Sport

Interi e ka fituar derbin lokal ndaj Milanit, ‘Derby della Madonnina’ (3-2), në përballjen e të dielës mbrëma në San Siro, në një ndeshje që dhuroi spektakël edhe gola.

Mjaftuan tri minuta lojë që të zhbllokohej derbi. Lautaro Martinez e priti një harkim në zonë dhe e ktheu topin me kokë për Matias Vecino, i cili e nguliti në rrjetë.

Matias Vecino e zhbllokoi rezultatin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Nerazzurrët vazhduan të luanin më mirë në gjysmën e parë duke krijuar raste përmes Danilo D’Ambrosio e Matias Vecino, mirëpo nuk u shënuan gola të tjerë në këtë pjesëlojë.

Paraqitja e mirë e futbollistëve të Interit vazhdoi në fraksionin e dytë, në të cilën shumë shpejtë e dyfishuan epërsinë. Një harkim të Matteo Politanos e priti në zonë Stefan de Vrij për të realizuar (51′).

Tiemoue Bakayoko e ngushtoi rezultatin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Nuk zgjati shumë dhe Rossonerët e ngushtuan rezultatin. Hakan Calhanoglu e gjeti për mrekulli Tiemoue Bakayokon dhe ai e mposhti portierin Samir Handanovic (57′).

Mirëpo, një ndërhyrje e Samu Castillejos u ndëshkua me penallti, ndërsa Lautaro Martinez shënoi nga pika e bardhë (67′).

Kuqezinjtë u kthyen sërish në lojë me golin e Mateo Musacchio (71′) për ta bërë më dramatik fundin e ndeshjes, mirëpo nuk ia dolën që t’i barazonin shifrat.

Me këtë fitore, Interi është ngjitur në pozitë të tretë në tabelë, me dy pikë më shumë se Milani që tash ndodhet në vend të katërt në renditje.

Në xhiron e ardhshme, Rossonerët udhëtojnë te Sampdoria, kurse Nerazzurrët janë nikoqirë të Lazios. /Telegrafi/

https://youtu.be/nbO336uBP2I

https://youtu.be/Egvsr-OBTpg

https://youtu.be/BG1qoSHU0G8

Mos i humb

Rakitic do të mbetet te Barcelona

Opoja.net

Xhaka i rikthehet stërvitjeve para sfidës me Liverpoolin: Po ndjehem mirë

Opoja.net

Ronaldo paralajmëron pensionimin: Mund ta lë futbollin vitin e ardhshëm

Opoja.net

Kosova probleme me lëndimet, Challandes vështirë t’i zëvendësojë

Opoja.net

Pesë trajnerët që kanë shpenzuar më së shumti në histori të futbollit – Mourinho lider

Opoja.net

E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net