Opoja.net

Spitalit të Prizrenit i dhurohen 30 shtretër, donacion nga Gjermania (Video)

Kosova Shëndeti
Spitalit të Prizrenit i dhurohen 30 shtretër, donacion nga Gjermania (Video)

Klinika gjermane “RoMed” nga qyteti Bad Aibling në Gjermani në bashkëpunim me mjekun dhe humanistin kosovar, Haqif Gashi dhe kolegji UBT, kanë mundësuar dhurimin e një donacioni prej 30 shtretërve për nevoja të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Në shenjë falënderimi për donacionin e dhuruar në shtretër për pacientë, të martën, drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka pritur rektorin e kolegjit UBT, Edmond Hajrizi me bashkëpunëtorë. Ky i fundit tha se për këtë donacion duhet falënderuar klinikën gjermane “RoMed” nga qyteti Bad Aibling i Gjermanisë, si dhe mjekun e humanistin, Haqif Gashin, që kanë mundësuar që ky donacion të vijë në spitalin e Prizrenit, ndërsa ne si UBT kemi ndihmuar në sigurimin e transportit, shkruan Televizioni i Prizrenit, përcjellë Opoja.net.

Këto ndihma janë dedikuar për spitalin e Prizrenit, sepse është institucion serioz, me strukturë të mirë organizative dhe menaxhment të suksesshëm, theksoi ai. Drejtori i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, e vlerësoi të rëndësishëm këtë donacion, i cili i vihet në shërbim të pacientëve të shtrirë në këtë spital.

Bashkëbisediuesit e sotëm shprehën gatishmëri për bashkëpunim të plotë me donatorët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që sipas mundësive të tyre janë të gatshëm të ofrojnë donacione për spitalin e Prizrenit.

60% më pak mërgimtarë nga Zvicra në Kosovë këtë vit

Opoja.net

Si ndikon kafeja turke tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë

Opoja.net

Këta janë ministrat që shpenzuan përtej limiteve për dreka e darka zyrtare

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net