Opoja.net
Meka Mish

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Real Madridi ka kaluar nëpër një sezon aspak të mirë, duke humbur të gjithë trofetë e mundshëm, por më në fund ka një arsye për të festuar.

Los Blancos kanë mësuar se stadiumi i tyre, Santiago Bernabeu, është shpallur më i vizituari në botë dhe se kanë pasur një prezencë të lartë të tifozëve në këtë sezon.

Stadiumi i Real Madridit ka arritur ta zë vendin e parë po ashtu edhe nga ana e prezencës së tifozëve, para atij të Tottenham Hotspurit edhe Manchester Unitedit. Sipas Brand Finance, madrilenët janë shpallur si brendi më i vlefshëm në botë, për nga ana e interesimit të mediave dhe ndikimit të një ndeshjeje gjatë këtij sezoni, para atij të Djajve të Kuq.

Foto:(The Sun)

Shtëpia e madrilenëve besohet të jetë e vlefshme rreth 1.5 miliard euro, ndërsa ajo e Djajve të Kuq është në vlerën e 1.3 miliard euro.

Por, duke u krahasuar nga prezenca e tifozëve në një ndeshje, interesimit të mediave dhe rëndësisë së ndeshjeve të zhvilluara, Real Madridi gjatë këtij sezoni ka arritur në 68.5 për qind (në një ndeshje), 82.3 për qind (interesimi i mediave për një ndeshje) dhe 72.0 për qind (rëndësia e një ndeshje), duke arritur në total 74.3 për qind të vlefshmërisë së Santiago Bernabeut .

Në këto statistika, stadiumi i Borussia Dortmundit, Signal Iduna Park, është renditur në vendin e dytë, duke i befasuar të gjithë, ndërsa në të trein është Allianz Arena e Bayern Munichut. /Telegrafi/

Mos i humb

Zyrtare: Milani me 10 gusht luan në Kosovë përballë Feronikelit

Opoja.net

‘Dardanët’ i blejnë të gjitha biletat për shtatë minuta për përballjen Angli – Kosovës

Opoja.net

Liria ka rreth 150 mijë euro borxhe

Opoja.net

AC Milan mund të zbarkojë në “Fadil Vokrri”, Feronikeli i ka bërë ftesë për miqësore

Opoja.net

Xhaka e Rashica nderojnë Fadil Vokrrin para ndeshjes së yjeve në kryeqytet

Opoja.net

FFK del me njoftim rreth shitjes së biletave për ndeshjen Angli–Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net