Opoja.net

Stafi i ‪‎Superligës‬ ka përgatitë një shkrim për KF Opoja nga Dragashi

Opoja Sport

KF Opoja ka dy vite që është riformu si klub, sepse ka egzistuar edhe para 10 vjeteve, ndërsa që dy sezone bënë gara në ligën e dytë grupi “A” të Kosovës dhe gjendet ne vendin e 6 në tabelë.

‪‎Kushtet‬ financiare të Opojës:

KF Opoja nuk paguan asnjë cent lojtarët, sepse nuk ka kushte për ta bërë një gjë të tillë, e që gjdo klub duhet bërë këtë gjë, pra ti paguajë lojtarët. Por lojtarët japin maksimumin e tyre edhe pse nuk marrin paga.

Vitin e kaluar Opoja më shumë mundime ja ka arritë më i mbijetu shkatërrimit të klubit.
Këtë vitë e vetmja gjë që lojtarëve i paguhet është transporti të cilin e siguron Kryetari i Komunes së Dragashit Salim Jonuzi i cili i ka japë sa do pakë mbeshtetje këtij klubi.

Synimet‬ e deritanishme dhe të ardhme të KF Opojës:

KF Opoja keto dy vite ka pasur synim edukimin sportiv të lojtarëve të rrethit te Dragashit, sepse në këtë komunë nuk ka pasur kurfar aktiviteti sportiv.
Shumica e lojtarëve të KF Opojës janë lojtarë të Shkolles së Mesme dhe lojtarë të cilët luajnë vetëm nëpër termina në fusha të vogla të futbollit, vetëm 3-4 lojtarë dhe Ditëlind Reshiti kapiteni, lojtari dhe golashënuesi më i mirë i ekipit por edhe i ligës së dytë grupi “A’ kanë përvojë në futboll të madhë.

KF Opoja nese ka mbeshtetje financiare sezonin e ardhshëm do të synojë të hyjë në Ligën e parë të Kosovës.

Si‬ i siguron paisjet sportive Opoja:

Bashkëatdhetarët e Dragashit i japin mbeshtetje dhe e furnizojnë KF Opojën më paisje sportive, por edhe Liga Shqipetare e futbollit që vepron në Austri jep donacione.

Si udhëheqet klubi i Opojës:

Opoja momentalisht udhëheqet nga Kryetari Samed Gerdellaj që është më meritori që ky klub ka mbijetu.
Në bord janë edhe dy antarë: Sabit Lecaj dhe Demir Reshiti.

Opojen momentalisht e udhëheqin dy trajner: Shkelzen Kalanderi dhe Miftar Krasniqi të cilet punojnë së bashku.

Opoja nuk ka grupmosha të reja por disa të ri stervitin më ekipin 3 herë ne javë.

Suksese KF Opoja kan shkuruar atë në faqën  e tyre në facebook. (Opoja.net)

Kryetari Shabani uron festën kombëtare: Amanetin e të rënëve ta çojmë në vend duke punuar

Fari Kolloni

Maldini e pranon intersin e Milan për Thauvin

Kushtrim Guraj

Shtyhet shorti i 1/16 së finales së Kupës

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net