Opoja.net

Stien tregon arsyen pse Griezmann u largua pas pjesës së parë në fitoren e Barçës kundër Valladolidit

Sport
Stien tregon arsyen pse Griezmann u largua pas pjesës së parë në fitoren e Barçës kundër Valladolidit

Barcelona ka shënuar fitore minimale kundër Valladolidit në udhëtim, duke e ndjekur kështu pas liderin Real Madrid.

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, kishte probleme muskulore në fitoren e katalonasëve 1:0 kundër Real Valladolidit, prandaj u zëvendësuar pas përfundimit të pjesës së parë, ka konfirmuar trajneri i tij, Quique Setien.

Duke folur në konferencë për media pas ndeshjes, Setien konfirmoi se Griezmann i kishte kërkuar vetë ta zëvendësonte për shkak të shqetësimeve që i kishte ndier në muskujt e këmbëve.

Gjendja e sulmuesit francez do të vëzhgohet nga ekipi mjekësor i klubit, i cili do të vendosë nëse ai mund ta luajë në dy ndeshjet e mbetura të Barçës në La Liga.

Griezmann u zëvendësua nga Luis Suarez në pushimin mes pjesëve, por kishte pak ndikim në lojën e Barcelonës në sulm.

Edhe pse në këtë ndeshje nuk u duk se e kishte natën e tij, saqë në një rast nuk shënoi në portën boshe, Griezmann ka shkëlqyer në disa prej ndeshjeve të kaluara.

Ai i ka shënuar 15 gola në 45 ndeshje, 39 prej të cilave i kishte nisur si titullar.

Loading...

Mos i humb

Xhaka konfirmon të ardhmen e tij

Fari Kolloni

Shkëmbimi i madh Real Madrid- Juventus

Fari Kolloni

Edon Zhegrova ka zgjedhur këtë vend për t’i kaluar pushimet verore

Fari Kolloni

Para sfidës ndaj Bayernit, Barcelona merr një lajm fantastik

Fari Kolloni

Emërimi i Pirlos si trajner i Juventusit, vjen reagimi nga Conte

Fari Kolloni

Maldini në aksion, po e transferon Bakayokon te Milani

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net