Opoja.net
Meka Mish

Stop antibiotikëve, lëngu i boronicës lufton infeksionet

Pirja e lëngut të boronicës mund të ndihmojë në kurimin e infeksionit të traktit urinar tek femrat. Shkencëtarët që kanë arritur në këto përfundime kanë thënë se infeksioni i traktit urinar është infeksioni më i zakonshëm bakterial tek femrat, ku 6 në 10 femra preken së paku një herë gjatë jetës së tyre.

Sipas shkencëtarëve, “antibiotikët që merren për kurimin e infeksionit, në masë të konsiderueshme, nuk këshillohen pasi bakteret krijojnë imunitet ndaj tyre”, shkruan tvklan.  Studimi nga “Universiteti i Bostonit” në SHBA ka zgjedhur 373 gra që po përjetonin për të parën herë infeksion të traktit urinar dhe pas pirjes së lëngut të boronicës rreth 200 mililitër gjatë 24-javëve kanë ulur me 40% nivelin e infeksionit.

Megjithatë, një shkrim i botuar në “Journal of Clinical Nutrition”, ka theksuar se pirja e lëngut të boronicës nuk duhet të përdoret vetëm kur femrat diagnostikohen me infeksion, por ajo duhet konsumuar gati çdo ditë.

“Shumica e femrave fillojnë të konsumojnë lëngun e boronicës pasi ata sapo janë diagnostikuar me UTI ( infeksion i traktit urinar) dhe rezultatet gjithsesi kanë qënë mjaft optimiste”.

Mos i humb

Konsumimi i tepërt i ujit mund të shkaktojë dëme në tru, komë dhe vdekje

Opoja.net

Pse nuk bën ta përdorni telefonin gjatë natës

Opoja.net

Nëse e urreni punën që e bëni, ju mund të sëmureni nga zemra

Opoja.net

Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës

Opoja.net

Si të shpëtoni nga sulmi i zemrës nëse jeni vetëm në shtëpi

Opoja.net

Gjendet mikroplastikë në 90 për qind të kripës për ushqim

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net