Opoja.net

Studentët e Juridikut të UPZ-së vizitojnë Gjykatën e Prizrenit

Kosova
Studentët e Juridikut të UPZ-së vizitojnë Gjykatën e Prizrenit

Prizren, 20 prill 2016 –Gjykatën Themelore të Prizrenit, e vizituan studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Vizita kishte për qëllim të nxisë komunikimin më të besueshme mes studenteve dhe Gjykatës Themelore në Prizren dhe tu mundësoj atyre të njihen për së afërmi me gjykatën dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.

Studentët u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga kryetari i Gjykatës, Ymer Hoxha, zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj.

Prezantimet fillestare u pasuan me diskutim me studentet dhe përfaqësuesve të gjykatës. Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkët me kryetarin e Gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun.

Në pjesën e dytë të vizitës, studentët vizituan objektin e gjykatës dhe u njohën me shërbimet që i ofron ajo për qytetarët e Prizrenit, me sallat e seancave gjyqësore dhe panë se ku dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës.

Në dy ditët e ardhshme temperaturat deri në -5 gradë

Opoja.net

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net