Opoja.net

Bejtullah Destani promovon librin që ndriçon ngjarjet historike në Opojë dhe trojet shqiptare

Kultura Opoja
Bejtullah Destani promovon librin që ndriçon ngjarjet historike në Opojë dhe trojet shqiptare

Studiuesi opojan Betullah Destani do të promovoj librin me dokumentet italiane (prill – korrik 1943) që ndriçojnë ngjarjet historike në trevën e Opojës dhe trojeve shqiptare

Të mërkurën, më 20 janar 2016, ora 11, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë do të promovohet libri i edituar nga dy autorë, nga studiuesi opojas Betullah Destani (aktualisht zv.ambasador i Kosovës në Romë/ Itali) dhe Prof.dr.Ethem Çeku (dekan i Fakultetit të Edukimi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”). Ky promovim organizohet nga Qendra për Studime Shqiptare në Londër. Andaj ftohet të gjithë opojasit dhe të tjerët se janë mëse të mirëseardhur!
Libri që do promovohet është: SHËNIME PËR SHQIPËRINË, Dokumente Historike Italiane nga Arkivi Shtetëror Italian, Prill – Korrik 1943.
Libër ky që ndriçon ngjarjet historike në trojet shqiptare në përgjithësi dhe njashtu disa ngjarje që kishin ndodhur në trevën e Opojës në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Studiuesi opojas Bejtullah Destanit (nga Blaçi i Opojës), aktualisht është zv.ambasador i ambasadës së Kosovës në Romë/ Itali, sikurse drejtues i Qendrës për Studime Shqiptare në Londër/ Britani e Madhe. Bejtullah Destani është njëri ndër studiuesit dhe hulumtuesit e mëdhenj të historisë shqiptare në arkivat e Britanisë së Madhe, e Vatikanit në Itali, Turqisë, dhe ka publikuar ose ka qenë bashkautor i disa librave dhe publikimeve shkencore të botuara jashtë Kosovës, në Britani të Madhe.

 

Një i infektuar sot me Covid-19 nga Dragashi

Opoja.net

Tri klasë model për parafillorët në shkollat e komunës së Dragashit

Opoja.net

Nga e enjtja pritet mot më i butë, temperaturat do të shënojnë ngritje deri në 11°C

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net