Studiusi Opojas Bejtulla Destani promovon 3 libra në Prishtinë

Kultura Shpallje & Njoftime

Më 9 korrik 2015, ora 11, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë do të promovohen 3 librat të edituar nga studiuesi opojas Betullah Destani dhe Prof.dr.Ethem Çeku, dekan i Fakultetit të Edukimi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ky promovim organizohet nga Qendra për Studime Shqiptare në Londër dhe Instituti i Çështjeve Kombëtare në Tiranë.

Andaj ftohet të gjithë opojasit dhe të tjerët se janë mëse të mirëseardhur!

Librat që do promovohen janë:

1. „Komiteti Qendror Shqiptar“ i Korfuzit- dokumente historike 1883 – 1885;

2. „Shqipëria në prag të Konferencës së Paqes” – dokumente historike nga Departamenti i Inteligjencës Politike Britanike;

3. Gjeneral G.F. Phillips dhe Komiteti „Mbrojtja Kombëtare e Kosovës“ – dokumente historike nga Arkivat Britanike 1913 -1921.

Studiuesi opojas Bejtullah Destanit (nga Blaçi i Opojës), aktualisht është sekretar i ambasadës së Kosovës në Romë/ Itali, sikurse drejtues i Qendrës për Studime Shqiptare në Londër/ Britani e Madhe. Bejtullah Destani është njëri ndër studiuesit dhe hulumtuesit e mëdhenj të historisë shqiptare në arkivat e Britanisë së Madhe, e Vatikanit në Itali, Turqisë, dhe ka publikuar ose ka qenë bashkautor i disa librave të botuara jashtë Kosovës, në Britani të Madhe. (Opoja.net)

Shpallje për vende të lirë pune në Dragash

Opoja.net

Shkolla e aktrimit “iStar Academy” e drejtuar nga aktorja Teuta Krasniqi organizon “Kursin online të gjuhë shqipe” për fëmijët dhe të rriturit e Diasporës

Fisnik Guri

​MKRS publikon regjistrin e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net