Opoja.net

Suarez i siguron titullin Barcelonës

Sport
Suarez i siguron titullin Barcelonës

Barcelona ka shënuar fitore prej zero me tre në ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni në La Liga kundër Granadas, me ç’rast edhe ka siguruar për herë të dytë radhazi titullin e ligës.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar kundër Granadas, ishte Luis Suarez ai që e udhëhoqi Barcelonën drejt triumfit në La Liga, duke mbajtur edhe primatin e golashënuesit më të mirë të ligës me 40 gola, raporton Koha.net.

Suarez shënoi hetrik në minutat 22, 38 dhe 86. Në golin e parë për të asistoi Alba, kurse në të dytin Alves.

Barcelona shpallet kampion i La Ligas me 91 pikë, vetëm një pikë më shumë se Real Madridi që sot mposhti La Corunan.

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj

Kështu nuk e keni parë kurrë Leo Messin, po vuan në Barcelonë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net