Opoja.net

Suedia vazhdon mbështetjen për Kosovën

Kosova

Në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, është pritur nga ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallström.

Shefat e diplomacive nga shtetet respektive kanë vlerësuar lartë nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes dy vendeve, duke shkëmbyer pikëpamje mbi mundësitë dhe potencialet ende të pashfrytëzuara, që do të mund t’i jepnin shtytje të reja rritjes dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

“Zhvillova një takim të rëndësishëm me ministren e jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Margot Wallström. Rikonfirmuam nivelin e marrëdhënieve shumë të mira, që tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve dhe miqësisë në mes dy popujve. E falënderova për gjithçka, që shteti nordik ka bërë para, gjatë dhe pas pavarësisë. Suedia, do të mbështesë pa rezerva rrugëtimin e integrimit evropian dhe ndërkombëtarë të vendit tonë, procesin e liberalizimit të vizave dhe projektet, që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së shtetasve tanë. Ekzistojnë shumë mundësi ende të pashfrytëzuara edhe në nivelin dy-palësh. Duam dhe presim më shumë investime suedeze në vend”, ka thënë Pacolli.

Sipas kumtesës nga MPJ, zbatimi i agjendës së reformave evropiane, procesi i përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian, dialogu me Serbinë, mbështetja suedeze në Kombet e Bashkuara brenda periudhës kohore dy vjeçare si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, organizimi i një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, modeli suedez i Zonave të Lira Ekonomike kanë disa nga çështjet tjera të diskutimit.

Gjatë vizitës zyrtare në Suedi, Pacolli është takuar në takime të ndara edhe me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modéer dhe përfaqësues nga Parlamenti suedez (Riksdag), respektivisht, Grupin e Miqësisë Suedi –Kosovë. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë – gjithsej 106 të infektuar

Opoja.net

Edhe tri raste të reja me coronavirus në Kosovë

Opoja.net

Kurti i përgjigjet Presidentit: Veç zgjedhje, tjerat janë shkelje kushtetuese

Opoja.net

Këto janë vendimet e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit!

Opoja.net

Nga sot ka filluar llogaritja verore e kohës

Opoja.net

Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net