Opoja.net

Sulmuesi rival: Askush s’mund t’i afrohet Pogbas

Sport
Sulmuesi rival: Askush s’mund t’i afrohet Pogbas

Sulmuesi i Watfordit, Andre Gray, beson se rivali i tij i Premierligës në Manchester United, Paul Pogba, mbetet njëri ndër lojtarët më të mirë në ligë, përderisa shtoi se kritikat drejt francezit e zemërojnë atë.
Paul Pogba u kthye në Old Trafford, ku e kishte filluar karrierën  si profesionist, nga Juventusi për 89 milionë funte në verën e vitit 2016, pasi e kishte fituar statusin si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë gjatë periudhës katërvjeçare të tij në Allianz Stadium, transmeton Front Online.
Ai ka shfaqur shpeshherë pjesë të asaj forme edhe në Mançester, mirëpo më shumë është diskutuar për sjelljen e tij. 27-vjeçari fillimisht cilësohej futbollisti që do ta kthente lavdinë në Old Trafford pas katër vjetëve pa titull të Premierligës, mirëpo ai ka arritur ta fitojë vetëm trofeun e Kupës së Ligës dhe atë të Ligës së Evropës që kur është kthyer.
Pogba e shprehu dëshirën e tij për ta nisur një sfidë të re në karrierën e tij në fund të sezonit të sezonit, mirëpo Ole Gunnar Solskjaer në fund arriti ta bindë atë të qëndrojë në Teatrin e Ëndrrave të paktën edhe për një vit tjetër.
Megjithatë, një lëndim në kyçin e këmbës ia ka pamundësuar yllit francez të kontribuojë aq sa të donte ai gjatë sezonit 2019/20, përderisa kritikat për të kanë qenë të vazhdueshme, gjë që e ka lënë të zemëruar Gray-n.
“Njerëzit flasin për Pogban dhe kjo më zemëron. Kurdo që kam luajtur kundër Pogbas, katër ose pesë herë, askush s’ka mundur t’i afrohet atij”, ka thënë Gray.
“Ai ndoshta nuk e vë të gjithë botën në zjarr dhe nuk shënon gola në qoshet e portës. Por, kur luan futboll dhe e kupton pozitën e mesfushorit, nuk mund ta besosh talentin e tij”. /Front Online/
The post Sulmuesi rival: Askush s’mund t’i afrohet Pogbas appeared first on Front Online.

Loading...

Mos i humb

Real Madrid me ofertë të madhe për Havertz

Kushtrim Guraj

United beson në marrëveshjen me Pogbën

Kushtrim Guraj

Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Kushtrim Guraj

Vdes Steve Priest, basisti i bendit “The Sweet”

Kushtrim Guraj

Leipzig planifikon ta zëvendësojë Wernerin me Rashicën

Kushtrim Guraj

Edhe Brescia heq dorë nga Balotelli?

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net