Sureja “besimtarët” – si i përshkruan Kurani besimtarët

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Në dhjetë ajetet e para të Sures “besimtarët” Allahu i Madhërishëm jep një përshkrim të shkurtë dhe disa karakteristika të besimtarëve që do ta fitojnë xhenetin.

E para është namazi. Pa namaz nuk mund të arrijmë atë që dëshirojmë, respektivisht nuk mund ta arrijmë mëshirën dhe xhenetin e Tij. Janë simpatike thëniet e disave njerëzve se janë besimtarë dhe njerëz të mirë, nuk ia duan të keqen askujt, ndajnë sadaka etj., mirëpo nuk falen. Megjithatë, Pejgamberi a.s. na la mesazhin e tij se gjëja e parë e cila do të shikohet në Ditë e Gjykimit është namazi.

Karakteristikë e dytë e besimtarit është largimi nga ajo që nuk i takon, si mëkatet dhe të metat e tjerëve, gjërat private dhe fshehtësitë e njerëzve tjerë. Gjithashtu i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë se nuk do të jetë besimtarë i vërtetë derisa ta lë at që nuk i takon. Në kohën e sotme, kohë e informatave të shumta, kontaktit të përditshëm me njerëz të shumtë dhe provokimeve tjera, është shumë e vështirë të ketë një shoqëri e cila nuk do të merret me ato gjëra nuk i takojnë. Andaj në shumë ndeje tona shpesh fillojnë debate dhe tema për gjërat që kemi shumë pak njohuri dhe të cilat aspak nuk na takojnë neve.

Karakteristikë e tretë e besimtarit është dhënia e sadakasë, e katërta ruajtja e nderit nga marrëdhëniet e jashtëligjshme dhe karakteristikë e pestë është kujdesi për amanetet dhe detyrimet e marra. Kjo karakteristikë sot është në pikëpyetje tek muslimanët, sidomos tek ata që marrin ndonjë funksion dhe pastaj janë të pakujdesshëm ndaj funksionit dhe postit që marrin, keqpërdorin pozicionin dhe nuk japin maksimumin në punën e tyre. Me fjalë të tjera, amaneti që u është dhënë nuk e kryejnë siç duhet dhe nuk kujdesen për të. Njeriu duhet ta dijë se është mëshira e Allahut që ai ndodhet në atë funksion dhe ndoshta ka person më adekuat se ai për atë vend, andaj duhet të shikoj se si sillet dhe sa falënderues është ndaj Allahut që ka arritur në at funksion.

Karakteristika e gjashtë e besimtarit të shpëtuar është falja e namazit në kohën e tij. Nëse nuk e dimë vlerën e faljes së namazit në kohën e vet, na mjafton ky ajet në këtë përshkrim të besimtarëve të kuptojmë vlerën e kësaj, kur krahas karakteristikave tjera Allahu ka përmendur pikërisht këtë.

Kjo sure është shpallur në Meke derisa njerëzit pranonin Islamin dhe njoftoheshin me të, çka na tregon se këto karakteristika të besimtarëve në fakt janë mes detyrimeve ta para.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-