Ish-kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, i ka bërë thirrje kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj që të ndërpres grevën në arsim.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se duke e njohur nga afër Jasharajn si profesionist dhe si atdhetar, i lutet që të fillojë mësimin, duke shtuar se Jasharaj tashmë ka fituar.
“Të lutem dhe të inkurajoj fillo mësimin, ti ia dole, ti fitove dhe ti e shpëtove demokracinë në vend dhe sindikalizmin. Prof, unë miku yt po të them të koriturit koriten ti mos lejo…E di egon sindikaliste dhe je me fat që ke anëtarë të detvotshëm por ata të kuptojnë dhe të mbështesin”, ka shkruar Syla.
Ai ka thënë se Jasharaj ka arritur që të bind kryeministrin Albin Kurti që të takohet me të.
“Arrite ta futësh në halucinacione dhe teori konspirative (kët se bën një burrështetas) iku nga mediat… Prof ti ia dole, thirri fëmijët në shkollë”, ka thënë Syla.
Në fund, ish-kryesindikalisti i shëndetësisë ju ka bërë thirrje prindërve të kenë kujdes ku po i adresojnë kërkesat.
Syla ka thënë se e mbështet Jasharajn, duke i bërë thirrje që t’iu tregojë të tjerëve “kush është me Serbi”.
Postimi i plotë:
APELI PER MIKUN TIM
PROF.RRAHMAN JASHARi
I nderuar duke te te njohur per se afermi si profesionist e atedhetar kam nje
lutje….
Te lutem dhe te inkurajoj fillo mesimin,ti ia dole,ti fitove dhe ti e shpetove DEMOKRACIN ne vend
Dhe Sindikalizmin.
Prof une miku yte po te them te koriturit koriten ti mos i lejo….
E di egon sindikaliste dhe je me fat qe ke anetar te devotshem por ata te kuptojne dhe te mbeshtesin.
Prof une Blerim Syla nik i pata,tradhetuan por ti nje gje arrite KM u takua me ty pavarsisht rrezultatit.Arrite ta futesh ne halucionacione dhe teori konspirative (,ket se ben nje burrshtetas)iku nga mediat..
Prof ti ia dole thirri femijet ne shkolle.
E Ju prinder kujdes ka po i adresoni kerkesat vetem po ju rikujtoj 85000 punetore publik kan femi…
Jam ty prof.Jashari tregoju kush eshte me SERBI..
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

