Opoja.net

Ta kujtojmë Trashëgiminë kulturore e historike të trevës së Opojës

Kultura Opoja
Ta kujtojmë Trashëgiminë kulturore e historike të trevës së Opojës

Loja me Filxhanët

Një javë para fillimit të dasmës së ndonjë kushërini, mblidhen të gjithë kushërinjtë pavarësisht prej moshës, të cilët këndojnë me çifteli ose luajnë lojëra të ndryshme, njëra prej tyre është edhe loja e filxhanëve.
Më parë ndahen në dy grupe, pastaj vendosët me short se cili grup do ta fsheh unazën ose ndonjë gjësend metali, e cili do ta kërkojë unazën.
Rregullat e lojës:
Në tepsi vendosen kryesisht 9 filxhanë të kthyer mbrapsht.
Tek njëri filxhan e fshehin një unazë apo para metali. Prej 9 filxhanëve vetëm 2 sish kanë të drejtë t’i hapin.
Grupi i cili fsheh unazën i cakton dy persona njëri që ta fsheh unazën ndërsa tjetri që ta sjell para grupit kundërshtar.
Nëse unaza apo paraja është tek njëri prej këtyre 2 filxhanëve, atëherë grupi kundërshtar e fiton të drejtën e fshehjes, kështu loja vazhdon deri sa grupi i fiton 21 lojë.
Grupi fitues e fiton të drejtën që t’i këndon me këngë humoristike grupin humbës.
Kjo lojë zgjon interesim të madh tek simpatizantët e grupeve.

Shkruar: Muharrem Qafleshi

(Opoja.net)

Festa e ditës së flamurit në Dragash

Opoja.net

Mevludin Krasniqi: Llapi nuk duron ‘bisht sakice’

Fari Kolloni

Ku është akti/dokumenti origjinal i pavarësisë së Shqipërisë?!

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net