Opoja.net
Meka Mish

Talenti Mërgim Bajrami nga Zgatari, nënshkruan kontratë profesionale me Grashopersin e Cyrihut

Gjurmëve të yjeve të shumta të futbollit zviceran me prejardhje nga Kosova, me hapa të sigurt po i bashkohet futbollisti i ri, Mërgim Bajrami, me prejardhje nga Zgatari.

Ai dje, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale në karrierë, me klubin më të trofeshëm në Zvicër, Grashopersin e Cyrihut, është bërë e ditur në faqen zyrtare të këtij klubi, pa dhënë detaje shtesë rreth përmbajtjes së kontratës.

Mërgimi, 17 vjeçar aktualisht, nga nëntori i vitit 2011 është pjesë e ekipit nga Cyrihu, duke u kalitur si futbollist në grupmoshat e rregullta të kësaj skuadre helvetike edhe atë kapiten i pakontestuar.

Ai gjithashtu ka qenë reprezentues standart i grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Zvicrës, kurse tani është pjesë e U-18. Mërgimi, luan në pozitën e mesfushorit shkatërrues, dhe për paraqitje të suksesshme ai ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të njohura evropiane, e posaçërisht atyre me nam nga Bundesliga gjermane.

Vlen të përmendet se Mërgimi ka shprehur dëshirë që në të ardhmen të mbrojë ngjyrat e reprezentacionit të Kosovës, dhe ende nuk dihet se për këtë çështje është kontaktuar apo jo nga zyrtarët e FFK-së, ky futbollist i cili premton për një karrierë të begatshme sportive. /TV Prizreni/

Gjiganti

Mos i humb

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net

Xavi refuzon ta marrë drejtimin e Barcelonës: Nuk është ende momenti

Opoja.net

Ish-kampionia botërore vlerëson lartë Majlinda Kelmendin

Opoja.net

Arijanet Muriqi vlerësohet nga Goal.com, futet në formacionin më të mirë të vitit nën 21 vjeç

Opoja.net

Real Madridi klubi me markën më të shtrenjtë në botë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net