Opoja.net

Tani në Instagram mund të shihni “Storie” të të huajve

Teknologji
Tani në Instagram mund të shihni “Storie” të të huajve

Pavarësisht se mori shumë reagime të përziera për “kopjimin” që Instagrami i bëri me “Storie” Snapchatit, rrjeti social Instagram nuk ka në plan të bëjë asnjë kthim prapa.

Rrjeti social i kompanisë së Facebookut ka bërë një tjetër përditësim.

Tani përdoruesit do të kenë qasje që të shohin edhe “Storie” të përdoruesve tjerë të panjohur, vetëm duke hyrë në sektorin e “Kërkimeve”.

Kjo faqe zakonisht hap përmbajtje të përdoruesve që ju nuk i ndiqni, ndërsa tani kompania ka vendosur ta plotësojë akoma atë.

“Më shumë se 100 milionë njerëz e vizitojnë ‘Kërkime’ çdo ditë për të zbuluar foto dhe video të njerëzve që nuk i ndjekin. Seksioni i ri ‘Storie’ i vendosur mbi ‘Kërkime’ do të mbushet me ato që ju jeni të interesuar t’i shihni, njësoj sikurse edhe në të kaluarën që bëhej fotografitë e videot”, thuhet në një postim të kompanisë në blogun e vet.

Instagrami ka konfirmuar se ky përditësim mund të bëhet vetëm duke marrë versionin 9.5.0 e më të ri të aplikacionit.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net