Opoja.net

Tash e tutje bizneset do të paguajnë TVSH-në e importit të grurit dhe miellit

Tash e tutje bizneset do të paguajnë TVSH-në e importit të grurit dhe miellit

Administrata Tatimore e Kosovës ka shfuqizuar vendimin ku i ka liruar përkohësisht bizneset nga pagesa e TVSH-së në importet e grurit dhe miellit, për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës.

Vendimi do të aplikohet nga data e nënshkrimit, prandaj tash e tutje të gjithë tatimpaguesit do të vazhdojnë t’i respektojnë dispozitat ligjore të aplikueshme dhe t’i ndjekin procedurat e parapara ligjore gjatë importimit edhe të këtyre mallrave.

“Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjitha subjektet biznesore të cilat me Vendimin nr. 28/2020 të datës 23.03.2020 të Ministrit Financave dhe Transfereve, kanë përfituar lirim të përkohshëm nga pagesa e TVSH-së për importe të grurit dhe miellit, të dedikuara për prodhimin e bukës, i njëjti është SHFUQIZUAR me Vendimin e ri të Ministrit Nr.28/2020-1 të datës 08.05.2020”.

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Opoja.net

Pas borës, bujqit i kthehen punës në vreshta

Opoja.net

Për tre muaj, u eksportuan 126 milionë euro produkte nga Kosova

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net