Opoja.net

Tastiera sekrete e iPhone-s

Teknologji
Tastiera sekrete e iPhone-s

Apple ka dizajnuar një tastierë për përdorim me një dorë në iOS dhe askush nuk e ka zbuluar deri më tani. Zbulimi është bërë nga Steve Troughton-Smith i cili e ka shfaqur këtë tipar në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas Smith, tastiera për një dorë është pjesë e iOS që prej lansimit të iOS 8 dhe askush nuk e ka ditur këtë deri më tani. Tastiera është gjetur në Apple Xcode dhe është e përshtatshme për kohët kur njëra prej duarve tuaja është e lënduar apo e mpirë.

Tastiera e re mund të përdoret në anën e majtë dhe në të djathtën. Megjithatë, arsyeja kryesore pse ky tipar ka mbetur i panjohur deri më tani është se duhet të gjindet përmes një mënyre jo zyrtare për t’u funksionalizuar./GazetaFjala/

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net

Prej tani Messenger ju tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën

Opoja.net

Nokia 6300, vjen telefoni i dashur dhe i shumëkërkuar nga të gjithë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net